Wanda çmend italianët dhe Icardi-n: sulmuesi nuk i reziston detajit

18 Gusht 2022
17:39
Denis Hakanaj
back button

Wanda Nara nuk rresht së mahnituri. gruaja dhe menaxherja e Mauro Icardi-t di gjithmonë si të befasojë ndjekësit dhe saj dhe mbi të gjithë bashkëshortin e saj.

Mauro Icardi, në fakt, është çmendur pas look-ut të fundit të treguar nga gruaja: një tutë e zezë ngjitur pas trupit e Balenciaga-s, me taka të larta dhe flokët të mbledhura në një gërshetë.

“E adhuroj gjithë këtë”, ka shkruar sulmuesi i Paris Saint-Germain, duke ndarë disa fotografi të Wanda-s në profilin e tij në Instagram. Pavarësisht zërave të divorcit pasioni mes të dyve është gjithmonë shumë i madh.

Jo vetëm Icardi, edhe italianët çmenden për Nara-n. Kohët e fundit ajo është zgjedhur si gruaja më e dëshiruar, ajo me të cilën të gjithë bashkëshortët dhe të fejuarit do ta tradhtonin me dëshirë partneren e tyre.

Sondazhi është bërë në një faqe takimesh jashtëmartesore. 36-vjeçarja është pozicionuar në vendin e parë me 90% të preferencave.

Në vendin e dytë, me 95%, është pozicionuar Alena Seredova, ish-gruaja e Gigi Buffon. Në vendin e tretë është pozicionuar Kristen Stewart.

“E dua gjithmonë e më shumë italianët, më bëjnë gjithmonë të ndihem në shtëpi”, ka komentuar Wanda pasi ka mësuar për triumfin e saj të fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit