Wanda Nara dhe Icardi janë ndarë sërish? Avokatja bën “lëmsh” fansat e çiftit kontrovers

10 Korrik 2024
8:40
Alfred Lleshi
back button

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë sërish në mosmarrëveshje. Në mbi 10 vite lidhje, të dy janë ndarë dhe janë bashkuar disa herë. Tani, sipas asaj që raportojnë mediat në Amerikën e Jugut, ata po përjetojnë një tjetër krizë martesore.

Asnjë koment nga ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt, por lëvizjet e fundit sociale të Wanda duket se lënë pak dyshime. Nara bëri “unfollow” të shoqin dhe në postimin e fundit në Instagram, në të cilin ndau një foto të saj në palestër, shkroi:

“Duke punuar me dikë që nuk do të më zhgënjejë kurrë”. Pra, e ka zhgënjyer edhe një herë futbollisti argjentinas?! “Thumbimi” ndaj sulmuesit është më se i dukshëm. “Wanda është larguar nga Mauro; ajo ka dashur ta marrë këtë vendim për një kohë të gjatë”, – siguroi gazetarja argjentinase Laura Ubfal.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi aktualisht janë larg. Ajo ndodhet në Buenos Aires, ku së shpejti do të nisë regjistrimin e programit televiziv, ndërsa ai është kthyer në Turqi për shkak të angazhimeve me Galatasaray.

Pak ditë më parë, biznesmenja ka kaluar një mbrëmje me reperin “L-Gante”, me të cilin mesa duket ka pasur një lidhje kohë më parë. Të dy u takuan rastësisht në një festë, por u fotografuan disa herë “shumë të afërt”, siç raporton shtypi argjentinas.

“Teleshow” kontaktoi Ana Rosenfeld, avokaten dhe mikeshën e Wandës, e cila sqaroi: “Për momentin nuk është kërkuar divorci”. Ajo ka preferuar të mos shtojë më shumë detaje, por një person i afërt i çiftit siguroi: “Ata po përjetojnë një krizë, një nga krizat e tyre të shumta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit