Wanda Nara heq nga lista një ekip: Icardi nuk shkon aty

19 Gusht 2019
17:10
Telesport
back button

60 milionë euro. Ka qenë kjo oferta që skuadra e Monaco ka bërë pak ditë më parë për sulmuesin argjentinas Mauro Icardi, që do të largohet nga Interi këtë verë.

Gjithsesi, transferimi në Ligue 1 nuk është ai i duhuri për sulmuesin argjentinas, që nuk ka dëshirë të luajë në Francë.  

Për “Tyc Sport” ka folur sot Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit argjentinas, që ka të tjera plane për Icardi. “Mauro nuk do të shkojë te Monaco, kjo është e sigurt”, tha Wanda Nara.

Sulmuesi kërkon të qëndrojë në Serinë A, ku për të janë interesuar Juventus, Napoli dhe Roma. Duket se në këtë drejtim po punon edhe bashkëshortja e tij, për të gjetur një sistemim të shpejtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit