Wanda Nara jep mesazhin e koduar në tri gjuhë. “Au revoir” për Icardi…

25 Maj 2020
11:33
Alfred Lleshi
back button

Në ditët në vijim, përfundimisht duhet të përcaktohet fati i “telenovelës” në merkato të Mauro Icardi , aktualisht i huazuar te PSG nga Interi. Klubi zikaltër po pret të arkëtojë shumën e rënë dakord me parizienët në gusht 2019.

Oferta e fundit nga kampionët e Ligue 1 nuk e bind shumë menaxhmentin zikaltër: 50 milionë euro, plus 10 milionë bonuse të tjera (jo lehtësisht të arritshme). Pra, nuk janë 70 milionë euro, të parashikuara për të drejtën e blerjes përfundimtare, aq sa Marotta duhet të udhëtojë shpejt për t’u takuar me kolegun e tij, Leonardo.

Me pak fjalë, palët do të duhet të azhornojnë njëra-tjetrën për të gjetur emëruesin e përbashkët financiar, që do t’i lejonte bomberit argjentinas zgjatjen e aventurës në Francë, e cila deri më tani ka qenë pozitive, për sa iu përket numrave (20 gola në 31 ndeshje). Një fund i dëshiruar, që ndoshta do të bënte të lumtur edhe bashkëshorten dhe agjenten e tij, Wanda Nara. Ajo ka lançuar mesazhe të koduara përmes rrjeteve sociale, sikurse ishte postimi i fundit në Instagram.

“Unë bëra një punë të mirë … Tani pres një lajm të mirë … Niveli i lartë do të vijë së shpejti! Mirupafshim!” Një mesazh I shkruar në tri gjuhë, italisht, anglisht dhe frëngjisht. I mbyllur në mënyrë rigoroze në frëngjisht (au revoir). Një mirupafshim, që mund të referojë shanset e larta që Icardi të mbetet në Paris, për sa kohë që Interi kënaqet me shumën e blerjes nga francezët, e cila tani për tani nuk e emocionon klubin nga “Viale della Liberazione”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit