Wanda Nara jeton e ndarë nga Icardi, avokatja shpjegon çfarë po ndodh me çiftin kontrovers

31 Korrik 2024
9:05
Alfred Lleshi
back button

Ana Rosenfeld, avokatja e Wanda Narës, ka folur në programin televiziv “Intrusos” për ndarjen e showgirl-it nga Mauro Icardi. Me sinqeritet të plotë, avokatja pranoi se China Suarez, aktorja dhe këngëtarja me të cilën futbollisti pati një flirt kohë më parë, ka shënjuar një para dhe pas për çiftin. Avokatja shpjegoi:

“Nëse ndarja këtë herë është përfundimtare? Fjala ndarje sot nuk ekziston. Aq më pak në botën e dy njerëzve me kaq histori, me kaq shumë dashuri dhe një familje të bashkuar. Sot për sot ata janë të ndarë. Nuk mund të them me siguri nëse ndarja do të jetë përfundimtare, sepse nesër ndoshta do t’i shohim sërish bashkë”.

E pyetur nëse ekziston apo jo mundësia e një pajtimi mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit, avokatja shtoi: “Kanë shumë vite bashkë, ndjej se ka mbetur pak flakë… Mund të jetë duke u shuar kjo flakë dashurie, por dikush duhet ta mbajë ngjallë. Wanda Nara bëri gjithçka që çifti të funksiononte, por tani dashuria e saj po shuhet. Icardi duhet të ndryshojë qëndrimin e tij.

Ka shumë gjëra që, padyshim, nuk mund t’ua them në detaje. Wanda kishte një gjendje shëndetësore që e vuri në sprovë. Mauro ishte pranë saj kur konstatoi problemet shëndetësore, situata është paksa delikate. Ndonjëherë akumulohen shumë stres dhe nervozizëm, lidhja bëhet e padurueshme. Sot për sot Wanda po i jep përparësi gjendjes së saj fizike dhe shëndetit mendor”.

Sipas Ana Rosenfeld, flirti mes Mauro Icardit dhe China Suarez shënjoi në mënyrë të pashmangshme një para dhe pas në marrëdhënien e sulmuesit me Wanda Nara: “Ishte një thyerje e rëndësishme, besimi reciprok është e rëndësishme në një çift”.

Kur dikush kujtoi në studio se ishte Wanda, ajo që zbuloi e para publikisht tradhtinë e të shoqit, avokatja e mbrojti atë: “Wanda shpërtheu në atë moment, sepse iu duk sikur i ra një ndërtesë dhjetëkatëshe mbi kokë”. Avokatja në fund saktësoi: “Sot për sot, Wanda dhe Mauro janë zyrtarisht të ndarë. Secili mund të bëjë jetën e tij, ashtu siç e sheh të arsyeshme. Nëse divorci zyrtarizohet, do të ndodhë në Itali, vendbanimi i fundit ligjor i çiftit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit