Wanda Nara konfirmon rikthimin me Icardin: Asgjë e pafalshme nuk ka ndodhur…

17 Tetor 2024
7:50
Alfred Lleshi
back button

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë sërish bashkë. Së fundi, futbollisti ka fluturuar për në Argjentinë, ku Wanda është kthyer të jetojë me fëmijët e saj. Ish-kapiteni i Interit ka postuar disa foto me Narën, duke sugjeruar një pajtim mes tyre.

Më pas konfirmimi erdhi nga sipërmarrësja në programin “LAM TV”: “Me Mauron po shkoj shumë mirë, ne jemi një familje. Fëmijët e mi janë me pushime, kam këtu vetëm vajzën më të vogël. Në Intervistë televizive thashë që isha vetëm, sepse Mauro ishte në Turqi.

Ai vjen të më shoqërojë kur është këtu, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Personalisht jam shumë e paqëndrueshme, por kam mësuar t’i shoh ndryshe disa gjëra. Për t’u përmirësuar, unë preferoj t’i mbaj ato për vete.

Kur je e famshme ekspozohesh gjithmonë, por do të luftoj deri në fund ta ruaj të bashkuar familjen. E kam bërë edhe në martesën time të mëparshme. Ndonjëherë gjërat shkojnë mirë për ty, ndonjëherë shkojnë keq, por mes nesh nuk ka ndodhur asgjë e pafalshme.

Ka shumë dashuri mes nesh, por edhe shumë gënjeshtra, të cilat padyshim që nuk e ndihmojnë marrëdhënien. Në media thuhen shumë budallallëqe, të cilat na prekin, por Mauro e di shumë mirë se si jam unë. Dashuria dhe familja janë të paprekura”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit