Wanda Nara konfirmon thashethemet: Tashmë jetoj e ndarë nga Icardi

11 Korrik 2024
7:55
Alfred Lleshi
back button

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë ndarë sërish. Gruaja e sulmuesit të njohur konfirmoi thashethemet e ditëve të fundit për ndarjen, duke dërguar një mesazh në programin televiziv argjentinas “Pomeriggio America: “Jam ndarë, për arsye personale dhe shëndetësore u përpoqa edhe një herë”.

Më pas shtoi se së shpejti do të japë detaje të mëtejshme për ndarjen, e cila duket se ka ardhur pas një periudhe të gjatë krize, që filloi në vitin 2021, kur Wanda zbuloi flirtin mes sulmuesit dhe aktores e këngëtares China Suarez.

Një konfirmim i dytë erdhi më pas nga Ana Rosenfeld, avokatja e Wandës, e cila tha për “TeleShow”: “Ajo e ka thënë tashmë, është ndarë. Megjithatë, divorci nuk është nënshkruar ende”.

Asnjë koment nga Mauro Icardi, i cili u kthye në Turqi për angazhimet e tij me Galatasaray. Wanda mbeti në Buenos Aires, ku së shpejti do të fillojë regjistrimin e “Bake Off Argentina”. Pavarësisht sëmundjes, Wanda Nara vazhdon të punojë pandërprerë.

Mesa duket ka qenë Wanda, ajo që i ka kërkuar Mauro Icardit divorcin, e ngopur me lidhjen e tyre. Sipas ekspertëve të thashethemeve, 37-vjeçarja tashmë do të qëndrojë në Argjentinë, ku është shumë e dashur, me pesë fëmijët e saj (tre prej të cilëve i kishte me ish-bashkëshortin Maxi Lopez).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit