Wanda Nara: Për Mauro jam më e mira në shtrat…

15 Shkurt 2021
10:18
Telesport
back button

Wanda Nara, bashkëshortja seksi dhe menaxherja e futbollistit argjentinas të PSG, Mauro Icardi, ka bërë sërish të flasin për të pas postimi të saj të fundit në rrjetet sociale.

Në një dedikim për sulmuesin për festën e Shën Valentinit, ajo ka shprehur dashurinë për Mauro Icardi: “Shën Valentin do të thotë… të gatuash për dashurinë tënde çdo ditë, ta presësh me paninet më të mira të përgatitura nga unë në orën 3 të mëngjesit pas një ndeshje”.

Më tej, Wanda Nara shkruan: “Ose thjesht të zbresësh në guzhinë herët në mëngjes dhe të përgatisësh një sanduiç me pulë dhe avokado, apo t’i përgatisësh pasdite ëmbëlsirat e preferuara… të jesh më e mira në shtrat… Çdo gjë tjetër e blen me kartën e kreditit. Të dua Mauro”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit