Wanda Nara pozon me “dhuratën” 127 mijë dollarëshe, ndjekësit e “masakrojnë” me komente

2 Shtator 2023
12:31
Alfred Lleshi
back button

Wanda Nara u kthye në Itali për një qëndrim të shkurtër me katër nga pesë fëmijët e saj dhe ndezi një polemikë të re. Shumë përdoruesve në ueb nuk iu kanë pëlqyer fotot e fundit të postuara në rrjetet sociale nga bashkëshortja e Mauro Icardit.

Sapo mbërriti në Milano, një qytet që argjentinasja e konsideron shtëpinë e saj të dytë, Wanda publikoi imazhet e tri makinave të saj luksoze, duke shkruar “fëmijët e mi” dhe shtuar: “Dashurohu me këdo që të shikon ashtu siç të shikoj unë, Mercedesi im. Më ka marrë malli për ty”.

Në pamje shohim 36-vjeçaren duke pozuar pranë shkëlqimit të makinës, ndërsa e shikon me sy të butë. Automjeti në fjalë është Mercedes-Benz G-Class, me vlerë mbi 127 mijë dollarë. “Dashurohu me ata që të japin paqe, të duan dhe të respektojnë, ashtu siç e meriton një grua. Pjesa tjetër është sipërfaqësore dhe e çuditshme”, – u përgjigj me zemërim një ndjekës.

“Ata thonë se njerëzit që përpiqen të mbushin jetën e tyre me gjëra materiale, në fakt po përpiqen të mbushin boshllëkun”, – vuri në dukje dikush tjetër. “Mendova se kishe mësuar diçka nga jeta…, shëndeti është gjëja më e rëndësishme”, – shkroi një grua, duke iu referuar sëmundjes së Wanda Nara së fundi, leuçemisë.

Kjo e fundit ka preferuar të mos përgjigjet. Në fund të fundit, nuk është hera e parë që kritikohet për jetën e saj luksoze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit