Watzke: Guardiola? Të mendojë për miliardin e shpenzuar në merkato

14 Prill 2021
17:55
Denis Hakanaj
back button

Drjetori ekzekutivi i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, i është kundërpërgjigjur Pep Guardiola-s në prag të sfidës së Champions League kundër Manchester City-t.

Trajneri spanjoll ka akuzuar Borussia Dortmund se paguan shumë milionë për ndërmjetësit.

“Në pesë vitet e fundit kanë shpenzuar pothuajse 1 miliard për lojtarë të rinj. Kush ka mundësinë të bëjë të njëjtën gjë? Nuk duhet të kritikojë klubet e tjerë”, ka thënë Watzke për BBC Sport.

“Objektivi ynë për vitet e ardhshëm është ai që të jemi gjithmonë mes 10-12 klubeve të parë në Europë dhe të kemi një skuadër që të mund të luftojë për tituj në Gjermani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit