WBC urdhëron revanshin mes Wilder dhe Fury për titullin kampion

7 Dhjetor 2018
21:26
Telesport
back button

Për World Boxing Council (WBC), nuk ka asnjë dyshim: Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të përballen sërish mes tyre vitin e ardhshëm. Sfidë ky boksieri amerikan do të mbrojë sërish titullin kampion ndaj sfidantit britanik, duke qenë se dueli i parë mes tyre përfundoi në barazim. Më 1 dhjetor, në “Staples Center” të Los Anxhelosit, dueli mes Fury dhe Wilder u mbyll në barazim, pasi një gjyqtar i dha fitoren amerikanit, njëri boksikerit britanik dhe njëri e mbylli atë në barazim.

Ky ishte barazimi i parë për dy boksierët, të dy të pamposhtur në ring (Wilder ka edhe 40 fitore, ndërsa Fury numëron 27 fitore). Pas vendimit të WBC, që kërkon revanshin, duke parë spektaklin dhe fitimet e mëdha që dhuroi kjo përballje e parë, pritet vendimi që do të marrë Wilder. Ky i fundit është i interesuar edhe për një duel ndaj një tjetër boksieri britanik, kampionit të botës Anthony Joshua, sfidë që do të unifikonte titujt kampionë bote të këtij Divizioni. Gjithsesi, si Wilder ashtu dhe Fury janë shprehur të gatshëm për revanshin.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit