Timothy Weah ka folur për Il Giornale, duke prekur disa tema interesante mbi karrierën e tij dhe Juventusin. “Jam gati. Punoj për të dhënë gjithmonë maksimumin. Nuk më tremb asnjë rol, pasi kam luajtur shumë si qendërsulmues tek PSG. Emery më vendosi në krah për të shfrytëzuar shpejtësinë time, sidomos në të majtë që të mund të futesha brenda dhe të gjuaja me të djathtën. Por luaj aty ku ka nevojë ekipi.”
“Juventusi është gjithmonë favorit. Ne besojmë në forcën e ekipit dhe punën kolektive. Edhe pse dëmtimet janë penalizuese, ato nuk do të jenë vendimtare. Të gjithë, nga trajneri e poshtë, e dimë që duhet të japim 110% për të kompensuar mungesat.”
Rezultatet dhe përkushtimi: “Një barazim, edhe kundër një ekipi të fortë si Interi, për ne është gjysmë humbje. Dusan është një profesionist i jashtëzakonshëm, shumë i përkushtuar, në çdo aspekt, nga fusha deri në palestër.”
Por, cilin do t’i hiqte Milanit nese do te zgjidhte nje lojtar? “Doni te jem i sinqerte, nese Milanit do t’i hiqja nje futbollist, do te zgjidhja Reijnders. Për mua ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, një balancues i vërtetë për të gjithë ekipin. Nuk e njihja, e zbulova në Itali vitin e kaluar. Ka këmbë teknike, hap, vrap, tru. Eshte i plotë. Ka pak të tjerë si Tijjani”.
“Leao? Per fat, duhet te luaj ne sulm dhe sdo te kem pune ta ndjek nga mbrapa. Rafa është një fenomen, një lojtar shumë i fortë.
Maignan? Portieri me i mire ne Itali dhe nder me te miret ne bote, ska pike dyshimi. Por, nuk dua te harroj mikun tim Pulisic, nje lider i vertete me mentalitetin e tij. Kam nje raport te mire me trajnerin Fonseca dhe shpresoj qe ai te kete nje konsiderate te mire per mua gjithashtu”.