Weah: Do të jetë një sezon argëtues, mamaja ka qenë trajneri im i parë

22 Tetor 2024
11:13
Alfred Lleshi
back button

Timothy Weah, duke folur për “The Athletic”, u ndal te karriera e tij si futbollist, duke nisur nga jeta në qytetin e Torinos: “Një qytet i bukur, i qetë, jo aq frenetik sa Milano. Mendoj se është perfekt për një sportist, sepse bën një jetë mjaft modeste”.

Futbolli nuk është çështje familjare për të: “Sinqerisht, prindërit e mi nuk më detyruan kurrë të bëhem futbollist, është diçka që përfundova vetë duke e bërë. Kur isha i vogël kam luajtur edhe basketboll. Për sa i përket mentalitetit, po mundohem të sjell në futboll atë që shohim te basketbollistët”. .

Fëmijëria e tij në futboll: “Ishte e lumtur, mamaja ka qenë trajneri im i parë. Njerëzit e panë që unë thjesht doja të vrapoja drejt portës dhe të shënoja. Kujtimi më i vjetër që kam? Marrja e topit dhe driblimi në të gjithë fushën”.

Goli i babait të tij kundër Veronës: “Duhet ta kem parë një milion herë. Të jesh kaq i mirë në driblim, veçanërisht në atë periudhë kur mbrojtësit kërkonin këmbët dhe sulmonin fort, duket çmenduri, por është kështu”.

Fillimet te New York Red Bulls: “Nuk e mora shumë seriozisht atje. Fillova të shikoja gjithçka më seriozisht kur erdhën thirrjet nga ekipet kombëtare të të rinjve. Në atë moment mami filloi të thoshte: Ok, mund të bëjmë diçka, le të fillojmë të bëjmë një plan. Isha i ri, kisha një provë te Chelsea, kalova kohë me Abraham, Tomori dhe shumë të tjerë. U përballa me PSG-në dhe atje më vunë re. Përkova atje gjatë periudhës me Ibrahimovic dhe Cavani. Zgjodha të përfitoja nga ajo mundësi”.

Marrëdhëniet me Pulisiç në kombëtare: “Ne ia bëjmë jetën të lehtë njëri-tjetrit. Lidhja që kemi në fushë është fantastike. E di që kur Christian bën lëvizje të caktuara, unë duhet të bëj lëvizje të tjera. E di që kur ai ka topin, shumica e mbrojtësve grumbullohen rreth tij dhe kjo krijon hapësira”.

Ndryshe nga babai i tij, ai nuk është qendërsulmues: “Unë padyshim nuk jam ‘9’ tipik, lojtari që shënon 15 ose 20 gola në sezon. Sidoqoftë, do të doja të arrija deri në atë pikë, është në objektivat e mia. Mua më pëlqen të luaj në shumë pozicione. Te Lille e luajta të gjithë sezonin si anësor i djathtë dhe në fund të kampionatit më kërkoi Juventusi”.

Ti dhe Thiago Motta jeni takuar gjatë kohës tuaj te PSG, të dy si lojtarë: “Ai ishte një lojtar ekspert, ndërsa unë fëmijë. Ne nuk kishim shumë ndërveprime, por ishte një futbollist fantastik. Teknikisht ishte një nga më të talentuarit te PSG. Tani me të në pankinë gjithçka është 10 herë më shumë e vështirë, më duhet të punoj 10 herë më shumë. Sidoqoftë, në fund të ditës është gjithçka argëtuese, e shijoj çdo moment”.

Si i duket Juventusi i këtij viti: Nëse shikoni ndeshjet e këtij viti, nuk pësojmë gola. Ne dominojmë dhe dimë të shënojmë. Ky është një sezon shumë argëtues. Ende po përpiqemi të kuptojmë të gjitha kërkesat taktike dhe ndjenjën mes nesh, por jemi djem të rinj dhe mendoj se ky vit do të jetë argëtues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit