Arsene Wenger, duke analizuar ndeshjen Francë-Portugali, që i mbylli 120 minuta lojë pa gol, ndërsa nga pika e bardhë triumfuan transalpinët, u ndal edhe te paraqirja e Cristiano Ronaldos. 39-vjeçari e mbylli këtë Europian pa asnjë gol:
“Ronaldo është një lojtar i fortë dhe trajneri është aty për të marrë vendimet e duhura. Ndoshta lënia e tij pushim në ndonjë ndeshje do të kishte qenë vendimi më i mirë. Nëse Ronaldo do të kishte qenë 10 vjet më i ri, ai do t’i kishte shënuar disa nga mundësitë që pati në dispozicion sonte.
Gjithashtu, Ronaldos i duhen lojtarë që ta ndihmojnë përpara dhe të mos izolohet i vetëm, siç e pamë sonte. Ky është ligji i jetës. Nuk ka asgjë konstante. Sa lojtarë do të luajnë në këtë nivel në moshën 39-vjeçare? Më tregoni? Ai është i jashtëzakonshëm. Pavarësisht moshës së avancuar, vazhdon të jetë një lojtar i mirë, por jo si më parë”.