West Ham përmbys Chelsea-n, një magji befason Mendy dhe shtang Blutë (Video)

4 Dhjetor 2021
15:25
Denis Hakanaj
back button

Rezultat befasues në Premier League.

West Ham ka mundur 3-2 Chelsea-n në javën e 15-të të kampionatit anglez.

Një fitore me përmbysje për skuadrën e Moyes, që ka përforcuar vendin e katërt në renditje.

Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar në minutën e 87-të nga Masuaku.

Mbrojtësi 28-vjeçar ka befasuar Mendy me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zone.

Skuadra e Tuchel, që kryeson renditjen e Premier League me 33 pikë, rrezikon të parakalohet nga Manchester City dhe Liverpool.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit