Wilder-Fury rikthejnë peshën e rëndë në elitë, dueli më i ndjekur në 15 vitet e fundit

5 Dhjetor 2018
20:33
Telesport
back button

Sfida e peshës së rëndë në boks mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury, zhvilluar më 1 dhjetor në Los Anxhelos, ka magjepsur të gjithë amerikanët, duke e bërë këtë përballje si duelin më të ndjekur të këtij Divizioni në 15 vitet e fundit. Në të tilla raste janë statistikat ato që e konfirmojnë këtë gjë, pasi ky duel ka arritur shifrën e 300 mijë PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Duel ku nuk pati fitues dhe falë barazimit Wilder mbrojti titullin kampion botë në këtë Divizion, në kategorinë WBC.

Sipas “Ring Magazine”, dueli mes Wilder dhe Fury realizoi 325 mijë PPV, sfida më e ndjekur në 15 vitet e fundit në peshën e rëndë, që prej duelit të vitit 2003 mes Roy Jones dhe John Ruiz, me 525 mijë PPV. Ky duel i peshës së rëndë është transmetuar “live” në mjaft kinema anembanë Amerikës, duke patur një shikueshmëri të lartë. Dy kampionë të pamposhtur dhuruan spektakël në ring, duke rikthyer vëmendjan e fansave amerikanë në peshën e rëndë, një Divizion që prej vitesh kishte humbur interesin përtej oqeanit.

Natyrisht që kjo përballje është një sinjal pozitiv për peshën e rëndë, por sfida Wilder-Fury është vite dritë larg shikueshmërisë që pati “dueli i shekullit” mes Floyd Mayweather e Manny Pacquiao (pesha welter). Kjo sfidë e zhvilluar në maj të vitit 2015, mban rekordin me 4.6 milionë PPV, ndërsa dueli mes Mayweather e McGregor regjistroi 1.2 milionë PPV.

Gjithsesi, kjo shifër prej 325 mijë blerësish on-line të këtij sfide ka gjeneruar 7 milionë dollarë fitim, nga të cilat 4 do të shkojnë për Wilder dhe 3 për Fury. Në Angli, ky duel kushtonte vetëm 25 dollarë (20 stërlina), ndërsa në Amerikë kushtonte 3 herë më shumë (75 dollarë).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit