Wilder: I fitoj duelet pa u ngjitur në ring, ja si i mposht rivalët

13 Nëntor 2019
12:07
Gentian Spiri

Boksieri amerikan Deontay Wilder përgatitet për sfidën e 23 nëntorit, ku do të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë ndaj kubanezit Luis Ortiz. Në një deklaratë për ESPN, boksieri 31-vjeçar shprehet se ai kurrë nuk do të bëjë gabimet e rivalëve të tij, sidomos të Joshua. Sipas tij, këto nuk janë thjesht duele fizike mes dy boksierëve, por edhe lojëra fjalësh dhe presion psikologjik që ushtrohet para sfidës.

Nuk do të bie kurrë në atë nivel si Joshua, që u mund nga Ruiz. Për mua, beteja është e fituar që pa nisur sfida në ring, pasi di se si ta manipuloj rivalin tim. Unë jam më i miri në botë në këtë fushë dhe këtë gjë e kam konfirmuar gjithnjë në ring, pasi kam dalë gjithnjë fitues. Nëse bëj ndonjë gabim gjatë duelit arrij ta korigjoj atë po gjatë sfidës dhe më pas të fitoj”, u shpreh Wilder, 41 fitore dhe 1 barazim në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit