Wilder: Ja pse Joshua nuk dëshiron të duelojë me mua

25 Nëntor 2019
9:52
Telesport
back button

I mjaftoi vetëm një grusht i fuqishëm në raundin e shtatë për të hedhur “KO” kubanezin Luis Ortiz, që deri në ato momente po duelonte mirë. Boksieri amerikan Deontay Wilder tregoi edhe një herë forcën e tij, teksa korri mëngjesin e të dielës suksesin nr.42 në karrierën e tij (41 me KO), duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).

Pas këtij dueli, Wilder i ka dërguar një mesazh Anthony Joshua, me të cilin nuk është përballur kurrë. “Tani besoj se e kuptuat arsyen e vërtetë përse Joshua nuk duelon me mua. Ata nuk duan që të turpërohen me boksierin e tyre. Mua më mjafton vetëm një grusht për ta hedhur KO edhe Joshua. Gjithsesi, unë e pres në ring nëse e mund Ruiz, që të kemi vetëm një kampion të vërtetë”, tha Wilder.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit