Wilder merr vendimin: Ja kur do të zhvillohet triologjia me Fury

23 Korrik 2020
9:18
Telesport
back button

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri amerikan Deontay Wilder, nuk tërhiqet nga ideja për të zhvilluar që këtë vit triologjinë me britanikun Tyson Fury. Lajmin e konfirmoi menaxheri i Wilder, Shelly Finkel, që tha se do të ushtrojnë një klauzolë që kanë në kontratë për një duel të tretë mes dy boksierëve.

Më herët është deklaruar se kjo përballje e tretë do të zhvillohet më 19 dhjetor, por nuk ka asgjë zyrtare. “Deontay dëshiron të duelojë ndaj Fury sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht këtë vit”, tha Shelly Finkel për “Sky Sports”.

Wilder është i bindur se mund ta mposhtë Fury në këtë duel të tretë”, tha Finkel për mediat. Kjo përballje e tretë mes dy boksierëve do të linte pa rival Dillian Whyte, i mandatuar nga WBC për të dueluar për titullin kampion ndaj Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit