Wilder nuk tërhiqet nga trilogjia me Fury: Një ditë kjo sfidë do të ndodhë

16 Tetor 2020
8:45
Telesport
back button

Deontay Wilder do të përballet një ditë me Tyson Fury për t’i dhënë jetë triologjisë më të famshme të historisë së peshave të rënda në boks. I bindur për këtë është Shelly Finkel, menaxheri i Wilder, që konfirmoi se boksieri amerikan nuk do të heqë dorë nga kjo sfidë.

Kjo sfidë e tretë mes dy boksierëve është shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19, por tashmë është konfirmuar se këtë vit ajo nuk do të zhvillohet më. Madje Fury ka nisur që tani të kërkojë një rival tjetër për duelin që do të zhvillojë në dhjetor në Braitaninë e Madhe.

“Wilder dhe unë dëshirojmë që sfida e tij e radhës të jetë ajo ndaj Fury, ashtu sikurse ka qenë e planifikuar. Ne jemi gati të përballemi me të kudo që ai të dëshirojë, në çfarëdo dite që ai dëshiron”, tha Finkel për ESPN.

Vështirë se kjo sfidë e tretë do të zhvillohet në vitin e ardhshëm, pasi Fury ka planifikuar dy përballje me Anthony Joshua, për unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit