Wilder zbulon për kë do të bëjë tifo në duelin mes Joshua dhe Ruiz

18 Nëntor 2019
8:53
Telesport
back button

Deontay Wilder, kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, i ka kërkuar meksikanit Andy Ruiz Jr që edhe në revanshin e 7 dhjetorit të përsëritë rezultatin e 5 muajve më parë, kur triumfoi ndaj Anthony Joshua. Revanshi mes dy boksierëve do të zhvillohet në Arabinë Saudite, me Ruiz që do të mbrojë titujt e kategorive WBA, WBO dhe IBF. Wilder shpreson që ai të duelojë ndaj Ruiz vitin e ardhshëm për unifikimin e titujve kampionë bote në këtë Divizion.

Besoj se do të jetë një tjetër sfidë e bukur mes tyre. Natyrishtqë unë dhe Ruiz jemi nga e njëjta anë, duam që ai të fitojë ndaj Joshua. Unë do të bëj tifo për meksikanin, në mënyrë që të përsëritë atë që bëri edhe herën e parë. Shpresoj që të përfundojë një herë e mirë detyrën. Kjo është ajo që pres. Ruiz jo vetëm që është boksier i mirë, por gjeti edhe mënyrën për ta mundur Joshua. Në mendjen time ekziston vetëm fitorja e Ruiz dhe të përballemi bashkë”, tha Wilder.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit