Wilder zbulon planin për t’i unifikuar titujt kampionë bote

5 Korrik 2019
13:10
Telesport
back button

Nuk është një sekret dëshira e boksierit amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, për t’i mbajtur të gjithë titujt e këtij Divizioni dhe ta konsiderojë veten “kampion i padiskutueshëm”.

Aktualisht, titujt e kategorive WBA, WBO dhe IBF mbahen nga Andy Ruiz Jr, që ia rrëmbeu ato Anthony Joshua. Gjithsesi, Ruiz dhe Joshua kanë rënë dakord për revanshin në fund të këtij viti, ndaj Wilder po pret të mësojë se çfarë do të ndodhë më pas.

Në boks çdo gjë është e mundur. Të shohim se çfarë do të ndodhë me revanshin dhe më pas flasim. Unë kam dashur dhe vazhdoj të këmbëngul në idenë time për të unifikuar titujt kampionë. Pra, një duel mes meje dhe fituesit të revanshit", tha Wilder.

"Unë mendoj se Ruiz do ta fitojë edhe revanshin dhe më pas do të duelojmë së bashku për të unifikuar titujt. Kjo sfidë e madhe i mungon prej kohësh Divizionit tonë. Ai kampion i padiskutueshëm do të jetë Deontay Wilder”, tha amerikani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit