Sipas William Hill, pavarësisht se sivjet nuk e fitoi dot, Vinicius Junior është lojtari me më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë” në vitin 2025.
Braziliani ka kuotën 7/2, më të ulëtën e mundshme në renditjen e publikuar këtë javë nga shtëpia e basteve sportive.
Sulmuesi i Real Madrid ndiqet nga Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Pesë vendet e para plotësohen nga Lamine Yamal dhe Jude Bellingham. Ja koeficientët:
Vinicius Junior – 7/2
Erling Haaland – 9/2
Kylian Mbappe – 5/1
Lamine Yamal – 7/1
Jude Bellingham – 10/1
Robert Lewandowski – 12/1
Harry Kane – 16/1
Cole Palmer – 25/1
Mohamed Salah – 25/1
Phil Foden – 28/1
Raphinha – 33/1
Virgil van Dijk – 40/1
Bukayo Saka – 40/1