Willian zbulon arsyen pse refuzoi Barçën

8 Nëntor 2019
15:35
Denis Hakanaj
back button

Willian, sulmuesi i Chelsea-t, ka zbuluar një prapaskenë të merkatos.

Në një intervistë të dhënë për DAZN, braziliani ka zbuluar se është kërkuar nga Barcelona në verën e 2018-ës dhe se Chelsea ka refuzuar çdo ofertë.

“E vetmja ofertë e vërtetë që kam patur për t’u larguar nga Chelsea ka qenë ajo e Barcelona-s. Më kanë kërkuar në verën e 2018-ës, pas Botëtorit. Por oferta u refuzua”, ka thënë Willian.

“Ai ka qenë rasti i vetëm ku më është dashur të flas me familjen time. Megjithatë, ndihemi shumë mirë këtu në Londër dhe kjo ka qenë një nga arsyet pse kam qëndruar”.

Në lidhje me të ardhmen: “Nëse do të kthehesha në Brazil, do të shkoja te Corinthias Kam qenë gjithmonë një tifoz i tyre dhe do të doja të luaja përsëri atje”, ka thënë Willian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit