Wimbledon, Djokovic i trembet Federer: Uroj të përballemi vetëm në finale

24 Qershor 2021
10:31
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj dhe fitues këtë vit i Australian Open dhe Roland Garros, synon një tjetër triumf, këtë herë në Wimbledon. Gjithsesi, ai shpreson që Roger Federer, një nga rivalët e tij në këtë turne, të mos jetë në short në fazat eliminatore. Djokovic preferon të duelojë me Federer sa më vonë të jetë e mundur.

E dimë të gjithë që Wimbledon është objektivi kryesor i Roger dhe do të bëjë gjithçka për t’ia dalë mbanë. Testoi veten me 3 ndeshje në Roland Garros, i fitoi ato dhe tani po përgatitet për Londrën. Është një rival i fortë, ndaj do të preferoja që ndaj atij të luaj sa më vonë të jetë e mundur dhe të mos jemi nga a njëjta anë e shortit”, u shpreh Djokovic.

Serbi aktualisht ndodhet në Majorka, ku po luan në lojën dyshe. “Unë luaj për fitore dhe shpresoj t’ia dal mbanë. Do të jetë një tjetër turne i vështirë dhe koha që kishim në dispozicion pas Roland Garros është e paktë”, tha Djokovic, fitues i 19 grand slam në karrierë, një më pak se Federer e Nadal. Ky i fundit nuk do të luajë në Wimbledon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit