Wimbledon/ Eliminohet numri 1 për femra, emra surprizë në fazën çerekfinale

4 Korrik 2022
8:21
Telesport
back button

Në fushat me bar të Londrës janë përcaktuar tenistet e para çerekfinaliste të grand slam të Wimbledon dhe surprizat në këtë kategori nuk kanë munguar.

Nga gara është eliminuar numri 1 në botë për femra, polakja Iga Swiatek, duke e bërë të hapur sfidën për fituesen e këtij turneu (humbja e parë pas 37 fitoresh radhazi). Pretendetja kryesore është tuniziania Ons Jabeur, që mundi 2-0 (7-6, 6-4) belgen Elise Mertens, duke avancuar në çerekfinale.

Në çerekfinale shkojnë edhe disa emra surprizë, si gjermanet Tatjana Maria e Jule Niemier. E para mposhti 2-1 estonezen J.Ostapenko, ndërsa e dyta eliminoi britaniken H.Watson (fitoi 2-0). Në çerekfinale shkon edhe çekja Marie Bouzkova, që mundi 2-0 (7-5, 6-2) francezen Caroline Garcia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit