Wimbledon: Sinner e Alcaraz avancojnë në raundin e tretë, eliminohen Ruud e Osaka

4 Korrik 2024
8:27
Telesport
back button

Kanë nisur takimet e raundit të dytë në grand slam-in e Wimbledon. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-1 ndaj patriotit të tij Matteo Berrettini, duke avancuar më tej pas 4 orësh lojë.

Nuk zhgënjen as spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë, që mundi 3-0 Aleksandar Vukic. Një biletë për në raunin tjetër siguron edhe rusi Daniil Medvedev, ndërkohë që është kualifikuar edhe italiani Fabio Fognini, që mundi 3-1 norvegjezin Casper Ruud, numri 6 në botë.

Fitojnë edhe rusi Karen Khachanov, francezi Frances Tiafoe, amerikani Tommy Paul e spanjolli Roberto bautista Agut.

Te femrat, numri 3 në botë, tenistja amerikane Cori Gauff, mundi 2-0 Anca Todoni dhe avancon më tej. 2-1 fiton tenistja ukrainase Elina Svitolina, ndërsa ajo amerikane Danielle Collins mundi 2-0 Clara Tauson.

Në raundin e tretë shkon edhe tenistja britanike Emma Raducanu, ndërkohë që u eliminua tenistja amerikane Sloane Stephens. Ka mbyllur rrugëtimin e saj edhe japonezja Naomi Osaka, ndërkohë që avancon Jasmine Paolini e Italisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit