Wimbledon vendos premio rekord për tenistët, ja shuma marramendëse që do të marrë fituesi

17 Qershor 2024
9:25
Telesport
back button

Grand slam i Wimbledon që nis pas disa javësh do të ofrojë një premio marramendëse për tenistët pjesëmarrës, duke prekur shifrën rekord prej 59 milionë euro në total. Këtë vit, ka një rritje prej 11.9% krahasuar me vitin e kaluar (rreth 53 milionë euro).

Kjo u bë e ditur nga organziatorët e turneut, çka tregon se si katër turnetë slam po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ofruar çmime rekord për tenistët. Vetëm për të shpjeguar trendin, mjafton të thuhet se në 10 vitet e fundit, totali i çmimeve të turneut të Londrës është dyfishuar, duke shkuar nga 30 milionë euro në vitin 2014 në gati 60 milionë euro këtë vit.

Tenistët fitues të këtij turneu, si për meshkuj ashtu dhe për femra, do të arkëtojnë afërsisht 3.2 milionë euro secili. Ndërsa finalistët do të përfitojnë nga 1.7 milionë euro secili.

Një gjysmëfinalist do të fitojë 845 mijë euro, një rritje prej 19,1% krahasuar me vitin 2023. Çdo pjesëmarrës do të fitojë minimumi 71 mijë euro (ata që eliminohen që në raundin e parë). Premio është rritur edhe për tenistët që marrin pjesë në lojën dyshe, atë dyshe-miks etj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit