Wladimir Klitschko synon rikthimin, konfirmon 3 kandidatët e mundshëm

17 Dhjetor 2019
9:55
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, tashmë 43 vjeç, ka kryer disa pastime në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ku konfirmon dëshirën e tij për t’u rikthyer në ring. Jo vetëm kaq, por ish-kampioni i botës në peshën e rëndë ka publikuar edhe emrat e 3 kandidatëve të mundshëm: Tyson Fury, Anthony Joshua dhe Deontay Wilder.

Klitschko, 64 fitore e 5 humbje në karrierë, humbi titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj Tyson Fury. Më pas, ai zhvilloi edhe një duel të fundit ndaj Anthony Joshua, ku sërish u mund dhe dy vite më parë deklaroi tërheqjen e tij nga sporti. Klitschko mendon të zhvillojë një revansh mes tyre, ndërkohë që mes kandidatëve është edhe Wilder.

Duket se ukrainasi Wladimir Klitschko, një legjendë e boksit dhe e peshës së rëndë, ka dëshirë të rikthehet në ring dhe të bëhet sërish kampion bote, për të tretën herë në karrierën e tij. Joshua synon të thyejë rekordin e George Foreman, që u bë kampion bote në peshën e rëndë në moshën 45-vjeçare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit