Wolff: E vështirë ta pranojë humbjen, ja kur do të takohem me Hamilton

18 Janar 2022
11:30
Telesport
back button

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, u shpreh se ka kohë që nuk e ka takuar 7 herë kampionin e botës në Formula 1, britanikun Lewis Hamilton. Ky i fundit ka ende edhe dy vite kontratë me makinën gjermane, por pas zhgënjimit në garën e fundit në Abu Dhabi, ka mbyllur çdo kontakt në rrjetet sociale dhe mund të tërhiqet nga sporti.

Gjithsesi, Wolff shpreson të rivendosë urat e komunikimit me pilotin britanik: “Do të takohemi në shkurt, por jo për të pirë tekila. Kemi pirë shumë në pistën e Yas Marina, pas zhgënjimit në garën e fundit”.

Nuk ka rëndësi se çfarë pengese ka përpara Lewis, pasi është pista ajo që flet më së miri për punën e tij.Ppër atë do të jetë i vështirë të pranojë gjithçka ndodhi në pistë në garën e fundit, për sa kohë nuk dime diferencën mes të drejtës dhe të gabuarës. Ka nevojë për kohë”, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit