Wolff tallet me rivalët: Ata të shpejtë të shtunën, ne fitojmë garën të dielën

17 Maj 2021
9:50
Telesport
back button

4 garat e para sezonale të Formula 1 kanë konfirmuar një rivalitet të fortë mes makinës gjermane Mercedes dhe asaj austriake të Red Bull. Gjithsesi, deri më tani, ka qenë Mercedes ajo që ka qenë më superiore në pistë, duke fituar në 3 gara.

Duke folur për këtë rivalitet, Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, tha: “Është e qartë që dita e shtunë është në favor të Red Bull, e shpejtë në xhiron teke dhe jep një kohë shumë të mirë. Ne duhet të përpiqemi e mësojmë më shumë nga rivalët”.

Gjithsesi, të dielën ne jemi më të mirët. Gjatë garës arrijmë të rikuperojmë atë mangësi që kemi të shtunën edhe pse makina nuk është mjaftueshëm e shpejtë. Kjo nuk është gjithnjë e arritshme, por deri më tani ia kemi dalë mbanë”, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit