Xabi Alonso bën Inter-in të “dridhet”, gati super oferta

29 Mars 2024
15:07
Denis Hakanaj
back button

Xabi Alonso i ka befasuar të gjithë. Spanjolli ka vendosur të qëndrojë te Bayer Leverkusen edhe për të paktën një sezon tjetër.

Gjysma e Europës e donte Xabi Alonson, në veçanti Bayern Munich dhe Liverpool. Për të dy klubet, 41-vjeçari ishte zgjedhja e parë. Kështu që tani bavarezët edhe anglezët do të duhet të zhvendosin vëmendjen e tyre diku tjetër.

Për të dy është kandidatura e fortë e Roberto De Zerbit, edhe pse trajneri i Brighton nuk është i vetmi italian në listë. Të Kuqtë veçanërisht duhet të gjejnë një zëvendësues të denjë për Jurgen Klopp.

Simone Inzaghi gjithashtu duket të jetë në listën e drejtorit të ri sportiv të Liverpool, Richard Hughes. Trajneri i Interit nuk do të ishte zgjedhja e parë – Amorim nga Sporting dhe De Zerbi janë favoritët – por në futboll gjërat ndryshojnë shpejt.

E sigurt është se për të bindur Inzaghin për t’i dhënë lamtumirën Interit pas titullit, do të duhej një propozim shumë i rëndësishëm.

Një propozim (të paktën 9/10 milionë euro në sezon) ende brenda mundësive të financave të klubit anglez. Megjithatë, sot rinovimi i tij me Interin është shumë më i mundshëm. Në fund të sezonit, ose pasi të jetë arritur titulli, Inzaghi do të takohet me drejtuesit zikaltër për të arritur një marrëveshje.

Ekziston një dëshirë e përbashkët për të ecur përpara së bashku, duke zgjatur kontratën aktuale (skadon në 2025-ën) deri në qershor 2027 me një rritje të rrogës në rreth 6.5/7 milionë në sezon, duke përfshirë bonuset.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit