Xabi Alonso drejt lamtumirës në fund të sezonit, ja dy super klubet që shfaqen në të ardhmen e tij

2 Nëntor 2024
11:02
Alfred Lleshi
back button

Gjithnjë e më shumë po shtohen lajmet për një largim të mundshëm të Xabi Alonso në fund të sezonit. I vlerësuar shumë ndërkombëtarisht, falë punës së tij të mirë me Bayer Leverkusen, klub me të cilin fitoi edhe titullin e Bundesligës në sezonin e kaluar, trajneri spanjoll është në “radarët” e Real Madridit dhe Manchester City.

Pra, në të dyja entitetet konsiderohet pasuesi ideal në rast lamtumire të Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola, përkatësisht. Ndërkohë, klubi kampion i Gjermanisë në fuqi ka aktivizuar “operacionin” për zëvendësuesin e tij.

Dy emra shfaqen tani në skenë, si “trashëgimtarë” të mundshëm të Xabi Alonso, duke nisur nga sezoni 2025-2026. Konkretisht bëhet fjalë për Sandro Wagner, aktualisht ndihmës trajner i kombëtares gjermane, dhe Sebastian Hoeness, i cili sot drejton Shtutgartin dhe ka një klauzolë lirimi nga 7 deri në 8 milionë euro. Ndërkohë, Bayer Leverkusen barazoi 0-0 së fundi ndaj Shtutgartit, në kuadrin e javës së 9-të të Bundesligës.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit