Xabi Alonso këtë mesjavë përballet me Milanin në Champions League. Bayer Leverkusen është krenaria e tij e madhe, skuadër me të cilën ka bërë historinë në sezonin e kaluar.
Këtë vit është koha që ai të tregojë vlerat edhe në Champions League dhe beteja me një skuadër historike si Milani është një shans i mirë për spanjollin.
“E kam ndjekur Milanin dhe kam respekt për ta. Kam kujtime të bukura. Finalja e vitit 2005 ka qenë një ndeshje e paharrueshme”, është shprehur tekniku për kthesën e pabesueshme të “Të kuqve”.
“Ajo finale ka qenë thelbësore për karrierën time. Kanë kaluar 20 vite dhe ende flitet për atë ndeshje në Stamboll. Dy vite më vonë humbëm nga Milani, por ajo fitore në 2005 ishte e jashtëzakonshme”.
“Milani është pjesë e historisë së Champions League. E dimë se kë kemi përballë”.