Xavi është një nga shumë admiruesit e trajnerit Hansi Flick te Barcelona. Legjenda e katalanasve ishte trajner në Camp Nou deri në fundin e sezonit të kaluar dhe tani i sheh gjërat si tifoz.
Detaji që ka rënë në sy më shumë te Xavi është energjia e skuadrës. Ai mendon se Flick ka sjellë dinamikë, duke parë se Raphinha dhe Lewandowski janë “ringjallur” me performancat e tyre.
Kjo i ka bërë përshtypje spanjollit, të paktën sipas asaj që raporton Diario Sport. Xavi po vazhdon të mbështesë rrugëtimin e Barcelonës dhe shpesh shihet në stadium.
Ai, megjithatë, ka vendosur të mos fitojë vëmendje në publik dhe shpesh largohet thuajse i fshehur kur ndeshjet mbarojnë. Ai nuk kërkon që mediat të fokusohen tek ai.