“Nuk ndryshon asgjë”, Xavi i vendosur: Gjithçka varet nga ai

22 Janar 2022
14:02
Alfred Lleshi
back button

Te Barcelona nuk është zgjidhur ende çështja “Dembele”.

Anësori francez, i cili ka vendosur të mos rinovojë kontratën, është përjashtuar nga skuadra katalanase për këto ndeshje. Xavi foli për këtë në konferencën për shtyp:

“Situata e tij nuk ndryshon në asgjë, as me dëmtimin e Ansu Fati. Tashmë jemi të qartë me rrugën që duhet ndjekur.

“Ai po stërvitet mirë, por e njeh në mënyrë të përsosur situatën e tij. Të jetë i qartë, tani varet nga ai”.

Lidhur me dëmtimin e Ansu Fati, trajneri i Barcelonës shtoi:

“Jemi të frustruar dhe të trishtuar për të. Është pjesë e futbollit, por çdo javë po përjetojmë probleme shumë të rëndësishme. Megjithatë, duhet të ecim përpara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit