Xavi likuidon lojtarin e ardhur para 1 viti dhe jep dritën jeshilë për transferimin e parë me parametra zero!

13 Maj 2024
19:30
Telesport
back button

Merkato e Barcelonas ka nisur dhe trajneri Xavi Hernandez ka dhënë aprovimin e tij tek drejtori sportiv Deco, për të nënshkruar me mesfushorin e Betisit, Guido Rodriguez.

30-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, por ai ka arritur marrëveshje me blaugranasit dhe do të transferohet si lojtar i lirë. Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka qenë në bisedime me Betisin për rinovimin e kontratës tash e disa muaj, por pasi dështuan që të gjejnë gjuhën e përbashkët, Barcelona u pajtua për një marrëveshje me Rodriguez, pasi agjenti ia ofroi Barcelonës shërbimet e tij.

Fabrizio Romano tani po raporton se Xavi ka dhënë dritën e gjelbër për blerjene Rodriguez, i cili me paraqitjet e tij te Betisi ka dëshmuar se mund të jetë i dobishëm për blaugranasit.

Rodriguez pritet që të zë vendin e Oriol Romeut, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona një vit pasi u transferua te katalanasit. Xavi e kishte humbur besimin tek Romeu në gjysmë të sezonit, dhe pikërisht për këtë arsye ai ishte detyruar që detyrën e mesfushorit mbrojtes t’ia ngarkojë Andreas Christensenit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit