Xavi: Ne jemi Barça dhe duhet të fitojmë, fitojmë dhe fitojmë

3 Dhjetor 2021
15:48
Alfred Lleshi
back button

Duke kujtuar të famshmen “fito, fito dhe fito përsëri” nga Luis Aragonés, Xavi Hernández tregoi edhe një herë se është një trajner optimist dhe konkurrues. Trajneri i Barçës shmangi skenarët negativë dhe shpjegoi se kishte parasysh vetëm fitoren në konferencën për shtyp, para ndeshjes kundër Betisit:

“Barça aspiron të fitojë gjithçka. Gjithmonë. Koha do të tregojë se ku jemi dhe për cilët tituj mund të garojmë, por te ky klub nuk ia vlen të barazohet apo humbet. Futbolli është i tillë. Ne jemi një ekip i krijuar për të konkurruar. Llogaritë le t’i bëjmë në fund të sezonit. Ne jemi Barça dhe duhet të fitojmë, të fitojmë dhe të fitojmë”.

Xavi nuk donte të merrej me “finale” evropiane kundër Bayernit: “Unë nuk shikoj përtej kësaj fundjave, për ne çdo ndeshje është jetike. Është një javë e rëndësishme, ashtu siç do të jetë java e ardhshme, pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë në Mynih. Kjo është Barça, ka kërkesa të përditshme. Në janar dhe shkurt do të kemi gjithashtu javë të rëndësishme dhe do të më bëni përsëri të njëjtën pyetje”.

Trajneri i Barçës kishte edhe një mesazh dashurie për Ousmane Dembélé, rinovimi i të cilit është ende pezull: “Nuk është vetëm çështja ekonomike, por edhe e një projekti sportiv. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe unë ende besoj se mund të bëhet më i miri në pozicionin e tij. Ka një potencial të jashtëzakonshëm. Ai është shembull i përkushtimit dhe ia kam bërë të qartë projektin që kemi për të, do të jetë jetik për ne. Unë nuk përfshihem në çështjen e shifrave të kontratës”.

Trajneri i Barcelonës ka rrëfyer se do të jetë shumë e vështirë që Ansu Fati të rikuperohet në kohë për transfertën e rëndësishme në Mynih, edhe pse vlerësoi sakrificën dhe përkushtimin e tij për të provuar deri në fund. Të gjithë lojtarët po tregojnë angazhim të jashtëzakonshëm. Duhet t’i frenojmë, sepse duan të luajnë pavarësisht shqetësimeve. Nuk do t’i detyrojmë lojtarët, kur nuk luajnë, siç është bërë deri më tani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit