Xavi nuk ndryshon qëndrim: Jam mirënjohës ndaj klubit, por gjithçka mbetet njësoj

29 Mars 2024
13:36
Alfred Lleshi
back button

“Besimi dhe miqësia me presidentin është e pacenuar, gjithashtu me Deco, por kjo nuk ndryshon asgjë. Mendoj çfarë është më e mira për klubin, insistoj që vendimi për t’u larguar në fund të sezonit është aty, nuk ndryshon asgjë”.

Xavi këmbënguli të nënvizonte mirënjohjen e tij për të gjitha nivelet e klubit, sepse i ka pasur në krah gjithmonë, në kohë të vështira. Presidenti Joan Laporta është i bindur se Barça do ta përfundojë mirë sezonin dhe se trajneri meriton të ketë vazhdimësi, për ta vazhduar zhvillimin e projektit të tij.

Në fakt, klubi dhe trajneri do të takohen pas “El Clasico” për të biseduar mbi këtë çështje. Xavi nuk ka ndryshuar pozicion dhe klubi ka ngrirë kontaktet me zëvendësuesit e mundshëm deri në verdiktin final të trajnerit aktual.

Xavi e ka të qartë se për të vazhduar duhet të ekzistojnë rrethana të caktuara, si për shembull të ketë më shumë opsione për të investuar dhe përmirësuar skuadrën. Situata ekonomike mbetet e komplikuar, ndaj është e vështirë që kjo të ndodhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit