“Xavi nuk u tregua i sinqertë me mua, por Barcelonën do ta mbaj gjithmonë në zemër”

15 Tetor 2024
9:00
Alfred Lleshi
back button

Historia e Sergiño Dest me Barcelonën ishte e shkurtër, por jo intensive. Lojtari amerikan nënshkroi për klubin Blaugrana në vitin 2020, vetëm në moshën 19-vjeçare, por nuk pati shumë mundësi, edhe pse ka kujtime të shkëlqyera nga klubi, të cilin e la falas në verë (Barça ruan një përqindje të të ardhurave në shitjen e tij të ardhshme).

“Ishte një përvojë e pabesueshme dhe e mrekullueshme. Gjithmonë do ta mbaj Barçën në zemrën time. Ishte mëkat që përfundoi ashtu, sepse ndjeja se mund të isha ende i dobishëm për klubin. Megjithatë, kur vjen një trajner i ri dhe ka idetë e tij, nuk mund t’i ndryshosh ato, – tha ai për “Sport”.

– Doja të demonstroja sa vleja, të luaja…, në nivel individual gjërat po shkonin mirë. Sidoqoftë isha i ri, shokët e skuadrës nuk më njihnin. Shpesh rrezikoja me topin në këmbë dhe më kërkonin të luaja ndryshe. Kjo më bëri të humbas besimin në vetvete. Pastaj nuk ishte një periudhë e mirë për klubin, kishte shumë probleme jo sportive”.

Marrëdhënia e tij me Xavi nuk ishte idilike: “Nuk varej nga unë, nuk mendoj se kam pasur mundësitë e nevojshme me trajnerin Xavi. U ndjeva i kufizuar, sepse nuk isha më vetvetja. Doja të sulmoja, sepse ky është virtyti im më i madh, por ai më kërkonte të mos dilja përpara.

Mendoj se Xavi nuk ishte i sinqertë me mua. Bëmë disa biseda, ku ai më thoshte një gjë, por më pas ndodhte e kundërta. Xavi më tha se më llogariste te Barcelona, por në fakt më dha shumë pak mundësi”.

Dest është duke u rikuperuar nga dëmtimi i ligamentit kruciat, i pësuar në prill: “Ishtë e vështirë në fillim, por duhet ta pranosh atë që ndodh. Mundohem ta harroj pak futbollin, të fokusohem te rikuperimi dhe ta shijosh jetën në një mënyrë tjetër. Po kaloj kohë me miqtë, familjen, me të cilët nuk mund të rrija gjatë sezonit futbollistik”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit