Xavi shfaqet i irrituar dhe sulmon: “Na quajtën ekipi karagjoz i Champions. Ku janë fshehur tani?!”

13 Mars 2024
0:17
Telesport
back button

Xavi Hernandez kunder shtypit dhe fjaleve nda Barcelona-s. Trajneri eshte shfaqur i irrituar ne konference per shtyp dhe sigurisht ka pasur disa “guraleca” per te hequr nga kepuca.

Si i përgjigjeni kritikave? “Na quajtën karagjozës e Ligës së Kampionëve, por ne arritëm në çerekfinale. Nuk po them se do ta fitojmë këtë kupë, por ju kërkoj të qetësoheni. Bëni presion mbi mua, jo mbi lojtarët.

Kjo është një nga momentet e mia më të mira si trajner i Barcelonës. Jam i lumtur dhe krenar, tani qëllimi është gjysmëfinalja. Kishte shumë kritika të panevojshme.”

A e ndryshon kjo fitore vendimin tuaj për të ardhmen? “Asgjë nuk ndryshon, qetësohuni. Ky është momenti për ta shijuar, asgjë më shumë. Po të kisha humbur, tani të gjithë do të thoshit se jam në rrugë.”

Si e gjykoni suksesin me Napolin? “Ne mundëm një ekip të madh si Napoli, duke i mposhtur ata si në shtëpi ashtu edhe jashtë. Ky është momenti për të qenë krenarë. Ju thatë se skuadra nuk është e barabartë me ekipet e mëdha, por kundër Azzurrit sigurisht që ishim.”

A pati një penallti për Osimhenin sipas jush? “Nuk e pashë, më vjen keq. Megjithatë, besoj se ishim superiorë ndaj Napolit në të dyja ndeshjet. E merituam të kalonim, nuk kam asnjë dyshim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit