Xavi Simons: Ai gol në fund na preu këmbët, ky është fillimi i një udhëtimi të shkëlqyer

11 Korrik 2024
9:15
Telesport
back button

Humbja 1-2 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Euro 2024 ka zhgënjyer pa masë lojtarët holandezë. Sidomos për faktin se goli i eliminimit u pësua në minutën e 90-të, kur mendohej se sfida do të shkonte në kohën shtesë.

Mesfushori i Holandës, Xavi Simons, autori i golit të avantazhit provizor për “tulipanët”, foli sot për mediat, duke u shprehur: “Kjo humbje është e vështirë për t’u kapërdirë. Unë jam vërtet i zhgënjyer, mendoj se edhe skuadra është gjithashtu”.

Gjithsesi, ky është fillimi i një rrugëtimi që do të jetë vërtet i shkëlqyer, jam krenar për ekipin. Ndeshja? Sigurisht, që dëshironim të kishim më shpesh topin dhe të kontrollonim lojën, por ne e dimë që Anglia është një skuadër e mirë dhe se ata e duan topin në pjesën më të madhe të ndeshjes”, tha Simons.

Ne ishim kompakt, duke pritur për ta në gjysmëfushën tonë dhe të shfrytëzonim kundërsulmet. Patëm mundësi për të sulmuar, por në fund ishim pak të lodhur. Ai gol në minutën e fundit na preu këmbët”, u shpreh Xavi Simons.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit