Xavi vë veton: Nuk do ta lejoj klubin që ai të largohet, është i rëndësishëm për mua

3 Qershor 2023
9:11
Telesport
back button

Kjo verë do të jetë mjaft intensive për skuadrën e Barcelonës, nga e cila do të largohen mjaft lojtarë në merkato. Mjaft do të ikin por edhe mjaft do të qëndrojnë e mes atyre që pritet të luajë edhe sezonin tjetër në “Camp Nou” është sulmuesi brazilian Raphinha.

Ai që ka folur dhe ka vendosur për të ardhmen e sulmuesit 26-vjecar është vetë trajneri Xavi. “Asnjë lojtar që unë e konsideroj të rëndësishëm nuk ka për t’u larguar që këtu. Mes tyre është Raphinha, ai e di këtë gjë. Po ashtu edhe klubi e di këtë”, tha Xavi.

Raphinha është një lojtar shumë i rëndësishëm për mua dhe këtë sezon ka bërë diferencën në fushë. E di që do të krijohet një situatë kaotike këtë verë dhe mund të ketë largime, por Raphinha e disa të tjerë do të jenë ende këtu me ne edhe sezonin tjetër”, u shpreh Xavi.

Raphina erdhi verën e kaluar në Barcelonë pas dy sezonesh në Premier League, ku shkëlqeu me Leeds United. Këtë vit, në 49 ndeshje në total me katalanasit, sulmuesi brazilian realizoi 10 gola, duke ndihmuar ekipin të fitojë titullin në La Liga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit