Xhaka mahnitet nga kryevepra e Shaqirit: Janë të rrallë futbollistët me të majtën e tij

20 Qershor 2024
12:10
Alfred Lleshi
back button

Një barazim 1-1 ndaj skocezëve, që e afron Zvicrën drejt kualifikimit në 1/8 finale. Granit Xhaka tha se kishin krijuar shumë shanse, duhet të merrnin më tepër se vetëm një pikë. Më pas pati komplimente për Shaqirin, autor i një “vepre balistike”, super golit që solli barazimin për helvetët: “Sot pamë pse Shaqiri është kaq i rëndësishëm. Nuk ka shumë lojtarë që e kanë këmbën e majtë si të tijën”.

Kujtojmë se ndeshja e fundit në grup e Zvicrës do të jetë kundër gjermanëve, të cilët janë kualifikuar tashmë në 1/8 finale, pas dy fitoreve radhazi. Nag ana tjetër, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari i PARË që ka shënuar në të gjitha, tri Kampionatet e fundit Evropiane dhe tri Kupat e Botës së fundit.

Vetë Shaqiri ka komentuar kështu për kanalet e UEFA-s, pas ndeshjes së dytë të Zvicrës në grupet e “Euro 2024”: “Pashë që portieri ishte jashtë shtyllave dhe thashë me vete: Hajde, godit. Ishte një gol i rëndësishëm dhe gjithashtu shumë i bukur.

Jemi pak të zhgënjyer që nuk e fituam ndeshjen, por në fund mendoj se ishte rezultat i drejtë 1-1. Skocia luftoi deri në fund dhe madje u përpoq të shënonte gola. Nëse do të kishim shënuar për 2-1, ndoshta loja do të ishte hapur më shumë dhe ne mund të kishim realizuar gol tjetër. Ne duhet të mësojmë nga kjo ndeshje, duhet të shënojmë dhe të përfitojmë nga mundësitë në ndeshjet e ardhshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit