Xhaka, shumë i ashpër pas triumfit “in extremis”. Shpë*then ndaj shokëve të skuadrës: Nuk më intereson të fitoj kështu

23 Shtator 2024
13:07
Alfred Lleshi
back button

Fiton dhe është i tërbuar, deri në atë pikë sa të shfaqet para mikrofonave duke shfryrë ndaj shokëve të skuadrës. Granit Xhaka shpjeguar se “ai nuk është i interesuar të fitojë”, por më tepër se si e bën këtë dhe si paraqitet ekipi kampion gjerman në fushë.

‘Aspirinat’ mundën Wolfsburgun në shtëpi vetëm në minutën e 93-të. Edhe sezonin e kaluar, golat në kohën shtesë u bënë zakon, duke vënë në sprovë të fortë zemrat e tifozëve. Fitorja 3-2 e mban Leverkusenin në vazhdën e Bayern Munich, i cili ka pikë të plota pas 4 ndeshjeve të para të Bundesligës, +3 pikë ndaj Xhakës dhe shokëve të tij. Kampionët në fuqi kanë tri fitore dhe një humbje (në shtëpi ndaj Leipzig).

Asgjë nuk mund ta qetësojë zemërimin e mesfushorit 31-vjeçar, i cili pas fishkëllimës së fundit i bëri thirrje skuadrës që të “jenë të sinqertë me njëri-tjetrin”, referuar nivelit të tyre aktual: “Duhet të jemi mjaftueshëm vetëkritikë, nuk është e mundur që ne të pësojmë tre gola në çdo ndeshje”.

Bayer Leverkusen ka pësuar 9 gola në 4 ndeshjet e para të Bundesligës, që “përkthehet” ndryshe në mbrojtjen e katërt më të keqe për momentin në kampionat. “Kjo ka të bëjë me të gjithë ekipin, – vazhdoi Xhaka me tërbim.

– Duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në mbrojtje, po pësojmë shumë. Me topin ne jemi aq të mirë si më parë. Sigurisht, ne kemi cilësinë për të shënuar 10 gola për ndeshje, kjo është shumë e mirë, por nuk më intereson. Dua të di nga shokët e skuadrës pse nuk po luajmë më bashkë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit