Xhaka thuajse i larguar, Arsenali i gjen edhe zëvendësuesin!

17 Nëntor 2019
18:21
back button

Granit Xhaka dhe aventura e tij me Arsenalin duket një histori që shkon drejt fundit. Mesfushori pritet që të largohet nga Londra që në janar, me Milanin si destinacionin më të mundshëm.

Si për të konfirmuar edhe më shumë largimin e Xhakës, Arsenali ka nisur bisedimet për të afruar zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Denis Zakaria, i cili po shëklqen në Gjermani me Gladbach.

Zvicerani është një dëshirë e hershme e Arsenalit, pasi “Topçinjtë” e kanë ndjekur edhe në verë 22-vjeçarin. Tashmë, interesimi duket më serioz, me londinezët që e duan me çdo kusht në Londër që në janar. Nga ana tjetër, drejtuesit gjermanë kërkojnë të paktën 30 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit