Granit Xhaka ka dhënë një intervistë për UEFA.com në prag të finales së Europa League kundër Atalanta-s në Dublin të mërkurën në mbrëmje.
Mbi sekretin e suksesit të Leverkusenit. “Shumë faktorë. Është e qartë se nuk mund të fitosh ndeshje pa cilësi, kështu që cilësia është e para.
“Edhe mentaliteti: dëshira, uria për të luajtur futboll, për të mos humbur dhe për të punuar. Puna që bëjmë ditë pas dite, para stërvitjes ose pas stërvitjes. Këto janë gjërat themelore”.
Për atë që e bën këtë ekip të veçantë. “Ekipi ka disa lojtarë shumë të rinj që janë të uritur për të fituar, por ka edhe lojtarë më me përvojë që e kanë ende këtë uri.
“Kjo përzierje e lojtarëve me përvojë dhe të rinj, dhe respekti që i tregojmë njëri-tjetrit çdo ditë, është mënyra se si do ta përshkruaja ekipin”.
Për Xabi Alonson.
“Unë do të fokusohesha te personaliteti i tij dhe mentaliteti i tij fitues. E kishte edhe kur ishte lojtar. Por edhe si trajner na e transmeton, jo vetëm në ndeshje por edhe në stërvitje.
“Ai gjithmonë na jep udhëzime se si të fitojmë ndeshjet, se si të qëndrojmë të qetë edhe nëse po kalojmë një moment jo shumë pozitiv”.
Për finalen kundër Atalantas.
“Finalet janë aty për t’u fituar. Skuadrat italiane janë gjithmonë të veçanta dhe të forta në mbrojtje. Atalanta është edhe më e specializuar për këtë.
“Do të ketë shumë përballje një kundër një në fushë. Ata janë fizikisht shumë të fortë dhe të shpejtë, por ne gjithashtu kemi disa cilësi”.