Xhudo Club Tirana me shtëpi të re, përurohet palestra! Ambicje dhe sukses, moto bardheblu (VIDEO)

14 Korrik 2020
14:58
Telesport
back button

Sporti është motori i jetës dhe ai që realisht kontribon në mënyrë të theksuar te përmirësimi i shëndetit. Vite më parë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të propozonte paketën “më shumë investime në sport, më pak në shëndetësi”, nisur nga një unazë lidhëse e faktit se kush praktikon qoftë një disiplinë sportive është më pak i prirur të sëmuret dhe të ketë nevojën e kurave të spitalit e kështu me radhë.

Por, nëse sporti ka edhe objektiv sportiv dhe ambicje për të arritur sukses dhe trofe individualisht dhe në skuadër, atëherë alkimia është perfekte.

Mes shumë disiplinave sportive në Shqipëri, futbolli është më popullori (si në të gjithë botën) Por, kjo nuk do të thotë se me mund, sakrifica dhe pasion, disiplina të tjera të mos arrijnë frytet e punës.

Xhudo është zhvilluar jashtëzakonisht vitet e fundit dhe po flasim sidomos për ekipin Xhudo Tirana, e drejtuar nga Shkurt Cullhaj, një mbiemër që tashmë në këtë kategori ka hedhur themelet dhe vazhdon të jetë promotori i gjithçkaje.

Kujtojmë këtu sportistin dhe medalistin Indrit Cullhaj, që ka nderuar shumë herë Shqipërinë në Lojërat Kombëtare dhe Ndërkombëtare, duke arritur rezultate të shkëlqyera.

Por që suksesi të ketë më shumë mundësi të vijë duhet që kushtet e stërvitjes dhe punës për të arritur te ajo rrugë të jenë moderne dhe të kohës. Ndaj, përurimi i palestrës së re të Xhudo Tirana është pritur si një lajm shumë i bukur si për fëmijët që stërviten, ashtu edhe për profesionistët që duan të vazhdojnë të luftojnë për medalje.

Një kontribut financiar i ardhur edhe nga sponsor dhe sportdashës që e kanë ndjekur dhe e kanë mbështetur këtë disiplinë dhe ekip. Falë tyre është arritur edhe të ndërtohet një palestër që do të shërbejë për të rritur dhe stërvitur breza.

Bilanci i dy viteve të fundit për klubin Xhudo Tirana ka qenë vërtet fantasik dhe vetëm pandemia bëri që të frenohej disi.

Viti 2019

1 – Kampionati Kombëtar – Vendi i Parë

2- Kupa e Republikës – Vendi i Parë

3- Indrit Cullhaj shpallet Kampion Ballkani

4- Mikea Golloshi shpallet Nënkampione Ballkani

5- Indrit Cullhaj kualifikohet me pikë në Lojërat Europiane

6- Internacional Turnament Prilep (Erisa Brahimaj Kampione, Luka Brici Kampion, Ledjon Ahmetaj Kampion, Arvin Cullhaj Kampion)

7- Internacional Turnament Millienum Podgorica (Ekipi Tirana mer 4 Medalje të Arta)

Viti 2020

1-Kampionati Kombëtar – Ekipi Tirana Shpallet Kampione

Sportisti Indrit Cullhaj merr pjesë në dy garat ndërkombëtare Grand Slam Paris dhe Grand Slam Dusseldorf duke qenë qenë 7 vende poshtë kualifikimit për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit