Xhudo hedh sytë nga “Paris 2024”, kampionet olimpike stërvitje në Durrës

15 Nëntor 2021
12:15
Gentian Spiri

Federata Shqiptare dhe ajo Kosovare e Xhudos, kanë organizuar gjatë ditëve të fundit një kamp stërvitor të përbashkët në Golem (Durrës). Në këtë kamp, që u drejtua nga trajneri i mirënjohur i xhudos Driton Kuka, morën pjesë rreth 100 sportistë.

Të pranishëm sportistë nga Shqipëria, Kosova e jo vetëm, pasi morën pjesë xhudistet e kombëtares angleze, polake, kanadeze, izraelite, italiane, çeke, sllovene etj. Praktikisht, elita e këtij sporti botëror ishte në vendin tonë, në këtë kamp disaditor.

Mes të pranishmëve ishin medalistja Olimpike nga Kanadaja, Jessica Klimkait, italiania Odette Giuffrida, britanikja Chelsie Giles si dhe 3 kampionet olimpike të Kosovës: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

E gjithë stërvitja konsistoi në përgatitjen sa më dinjitoze për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ku edhe Shqipëria synon të kualifikojë sportistë në disiplinën e xhudos. Për këtë arsye, u zhvilluan përgatitje cilësore dhe me intensitet të lartë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit