Lamine Yamal mbushi sot 17 vjeç dhe tashmë pret një takim me historinë. Të dielën në mbrëmje, ylli i ri i Barcelonës do të ketë shansin të ngrejë në qiell trofeun e Euro 2024, në finalen e Berlinit kundër Anglisë, ku u kualifikua edhe Spanja falë golit të tij kryevepër në gjysmëfinale kundër Francës.
“I thashë nënës ime që nëse fitojmë nuk dua asgjë si dhuratë. Unë kërkoj vetëm që të mund të festoj fitoren në Madrid bashkë me shokët e mi para tifozëve tanë. Kjo është e gjitha. Mund të jetë një ditë e çmendur, me tifozët që çmenden nga gëzimi për të na mirëpritur në aeroport”, tha Yamal.
Për Yamal, kjo sfidë është mundësia e parë e madhe e një karriere që sapo ka nisur.Ky është shansi për një triumf si protagonist absolut: “Duhet të vazhdojmë siç bëmë kundër Gjermanisë ose Francës. Të qëndrojmë vetvetja, të mbajmë posedimin e topit për të kontrolluar lojën në çdo moment”.
“Besoj se jemi më të mirët në këtë dhe jo askush mund të na ndalojë. Ne po shohim që nuk ka njeri aq të mirë sa Spanja. Që përpara Kampionatit Europian kemi thënë se meritonim besimin dhe se mund të ishim ndër favoritët, edhe nëse njerëzit nuk e mendonin kështu”, u shpreh më tej Lamine Yamal.
Yamal foli edhe për lidhjen e tij me të kaluarën: “Futbolli im vjen nga rruga, nga loja me miqtë. Kjo gjithashtu vjen nga shikimi në një drejtim dhe pasimi i topit në anën tjetër. Disa nga sokët e rrugës time do të vijnë në Berlin, por të tjerët nuk do të munden. Unë do të përpiqem të sjell vetë”.
Së fundi, ai shpjegoi marrëdhënien e tij me lojtarët më me përvojë dhe të afirmuar, brenda dhe jashtë kombëtares spanjolle: “Të gjithë më trajtojnë shumë mirë, jo si një fëmijë 16, 17 vjeç, por si dikush më i madh. Kush ma ka kërkuar fanellën? Mbappe, në dhomat e zhveshjes dhe Chiesa e kërkoi kur u përballëm me Italinë”.